Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u largua nga Amerika me mesazhin e këtij shteti “Nuk të duam”.
Ai duke folur për vizitën disa javshe të Kurtit në ShBA dhe mungesën e takimeve në Shtëpinë e Bardhë, tha se kjo nuk ka ndodhur pse ishte kryeministri i Kosovës, por ishte Albin Kurti.
“Albin Kurti u largua nga Amerika me mesazhin e fuqishëm të këtij shteti mik e aleat strategjik i shqiptarëve: Nuk të duam! Vetëm para pak vitesh, liderët e Kosovës priteshin në takime në Shtëpinë e Bardhë. Albin Kurtin e pritën te shkallët. As Biden, as Harris, as Blinken, nuk patën kohë as 5 minuta për Kryeministrin e Kosovës. Kjo nuk ka ndodhur pse ishte Kryeministri i Kosovës, por pse ishte Albin Kurti”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.