Zyrtari i PDK-së: As Biden, Harris dhe Blinken, nuk patën kohë 5 minuta për Kryeministrin e Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i PDK-së: As Biden, Harris dhe Blinken, nuk patën kohë 5 minuta për Kryeministrin e Kosovës

    Insajderi
    22 May 2022 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u largua nga Amerika me mesazhin e këtij shteti “Nuk të duam”.

    Ai duke folur për vizitën disa javshe të Kurtit në ShBA dhe mungesën e takimeve në Shtëpinë e Bardhë, tha se kjo nuk ka ndodhur pse ishte kryeministri i Kosovës, por ishte Albin Kurti.

    “Albin Kurti u largua nga Amerika me mesazhin e fuqishëm të këtij shteti mik e aleat strategjik i shqiptarëve: Nuk të duam! Vetëm para pak vitesh, liderët e Kosovës priteshin në takime në Shtëpinë e Bardhë. Albin Kurtin e pritën te shkallët. As Biden, as Harris, as Blinken, nuk patën kohë as 5 minuta për Kryeministrin e Kosovës. Kjo nuk ka ndodhur pse ishte Kryeministri i Kosovës, por pse ishte Albin Kurti”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark