Zyrtari i PDK’së: Mbi 1 miliard euro mbitërheqje gjatë Qeverisë Kurti, dëshmi e frikshme e përkeqësimit të gjendjes ekonomike – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i PDK’së: Mbi 1 miliard euro mbitërheqje gjatë Qeverisë Kurti, dëshmi e frikshme e përkeqësimit të gjendjes ekonomike

    Insajderi
    27 January 2024 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari i PDK’së, Arben Mustafa, ka publikuar një infografikë të Institutit GAP, bazuar në të dhënat e BQK’së për mbitërheqjet bankare apo siç njihen ndryshe “overdraft”, nga viti 2013 deri në vitin 2023.

    Mustafa ka theksuar mbitërheqjet bankare prej kur Qeveria Kurti është në pushtet që i bie rreth 1 miliard euro, derisa ka thënë se “kjo është dëshmi e frikshme e përkeqësimit të gjendjes ekonomike në vend.”

    “Qeveria aktuale, e akomoduar mirë në luksin e pushtetit, duket se ka harruar që rritja e çmimeve nga viti i kaluar ka vazhduar në vitin 2023 dhe po vazhdon në 2024, prandaj pasojat e inflacionit nuk i takojnë së kaluarës, por vazhdojnë të jenë prezente edhe sot. Gjendja e qyterëve të Kosovës sipas të dhënave faktike është rënduar shumë, ndërsa sipas propagandës së qeverisë dhe eksponentëve të VV-së jemi bërë vend për “lakmi”, ka shkruar Mustafa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark