
Ali Sefaj, përfaqësues i sindikatës së shërbyesve civilë dhe zyrtar në Qeverinë e Kosovës ka reaguar kundër miratimit në parim të Kodit Civil, i cili përmban edhe pjesën sipas së cilës do të lejoheshin martesat brenda së njëjtës gjini.
Sefaj në një postim në Facebook ka shkruar se “më mirë është shkau se homoseksuali”, shkruan Insajderi.
Ai më tej tha se partia politike e cila voton kundër martesave të gjinisë së njëjtë do ta ketë votën e tij. Edhe nëse në atë rast është Lista Serbe.
“Subjekti politik qe voton komplet kundër kësaj flliqësie (martesave të gjinisë se njëjtë), do ta këtë votën time. Edhe Lista Serbe në çoftë do ta këtë votën time! Nuk mund të jesh homoseksual dhe patriot. Je me shqiptarinë, fetarinë, traditen, moralen dhe njerzoren ose armik i saj. Neser do ua shohim armiqve të Zotit, kombit dhe atdheut. E pastaj do ti pshtyjmë në ftyra!”, ka shkruar Sefaj në Facebook.
Pasditen e sotme edhe komunitetet fetare dolën me deklaratë të përbashkët kundër miratimi të këtij Kodi.
Kuvendi ndërpreu punimet, për të vijuar nesër në orën 10:00.