Zyrtari i shtetit të Kosovës pragoset duke penguar operacionin e Policisë në Veri - Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Zyrtari i shtetit të Kosovës pragoset duke penguar operacionin e Policisë në Veri

    Insajderi
    17 December 2021 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës dhe Doganës disa muaj më parë është  përfshirë në një aksion për antikontrabandë. Aksioni u zhvillua në Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. 

    Një aksion i tillë u kundërshtua nga banorët serb, ku policia u detyrua të përdor  gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën, shkruan gazeta Insajderi.

    Policia e Kosovës aksionin për kontrollet e nisi me urdhër të autoriteteve.

    Por një proces i tillë u pengua nga Inspektori i Rajonit të Mitrovicës, Srecko Sofronijevic.

    Ndaj zyrtarit Sofronijevic,  është bërë kërkesë që të fillohet procedura disiplinore nga udhëheqësi i Divizionit për Kordimin, Nexhat Fazliu.

    Ky i fundit përmes kësaj kërkese ka bërë thirrje që të filloj procedura  disiplinore menjëhere.

    Për zyrtarin Sofronijevic pati ankesa edhe për mos respektimin e orarit të punës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark