Zyrtari i State Departmentit shkon në Film City, Komandanti i KFOR’it e informon për sigurinë në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i State Departmentit shkon në Film City, Komandanti i KFOR’it e informon për sigurinë në Kosovë

    Insajderi
    13 July 2025 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    KFOR ka njoftuar se komandanti Enrico Barduani është takuar me Zyrtarin e Lartë të DASH’it për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan.

    Hanrahan ka qenë i shoqëruar nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.

    KFOR thotë se Barduani ka dhënë një përditësim për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, shkruan Insajderi.

    “Gjeneralmajor Barduani dha një përditësim për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon dhe për përpjekjet e KFOR-it. Ai nënvizoi angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme anembanë Kosovës. Ai përshëndeti gjithashtu kontributin e gjatë dhe të vazhdueshëm të SHBA në përpjekjet e KFOR-it dhe stabilitetin rajonal.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark