Zyrtari i VV-së: PSD u hedhë gaz lotësjellës veteranëve vetëm që të eskaloj protesta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zyrtari i VV-së: PSD u hedhë gaz lotësjellës veteranëve vetëm që të eskaloj protesta

    Insajderi
    06 June 2022 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zyrtar i VV-së thotë se ishin anëtarët e PSD-së ata që hodhën gaz lotsjellës sot në protestën e mbajtur nga OVL e UÇK-së.

    Egzon Azemi shton në versionin e tij se arsyeja e hedhjes së gazit lotsjellës nga PSD është eskalimi i protestës.

    “PSD u hedhë gaz lotësjellës veteranëve vetëm që të eskaloj protesta”, shkroi ai.

    “Kaq tregon mjaftueshëm për sinqeritetin e angazhimit të tyre”, shtoi Azemi.

    Sot nga ora 10:00, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë filluar protestën duke kundërshtuar mospërfshirjen e tyre në pagën minimale. Kjo protestë eskaloi pasi të njëjtit tentuan të hyjnë brenda sallës së Kuvendit, gjë që çoi në përdorimin e gazit lotsjellës.

    Lidhur me këtë protestë, është deklaruar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se nuk kanë qenë ata që kanë përdorur gaz lotsjellës, por që ishin protestuesit ata që përdorën.

    “Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, informon dhe njëherit demanton shkrimet e publikuara në portale ku thuhet se kinse Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, se në asnjë rast apo rrethanë nuk ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, por dyshohet se lloji i gazit/tymit, është hedhur nga persona/protestues brenda masës.”, thuhet në njoftim.

    Policia ka njoftuar se nuk janë lajmëruar nga kjo organizatë se do të mbajnë protestë, mirëpo sipas detyrës zyrtare janë kujdesur për mbarëvajtjen e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark