Agjencia Kundër Korrupsion ka konstatuar se Qazim Xani këshilltar komunal në Skenderaj, është në konflikt interesi pasi që në të njëjtën kohë ai ushtron veprimtari edhe në biznesin privat.
AKK ka njoftuar se do të kërkoj nga komuna e Skenderajt shkarkimin e Xanit pasi që ai nuk i është shmangur konfliktit të interesit pavarësisht se është njoftuar disa herë nga ky agjencion, shkruan Insajderi.
“Xani nuk e ka përfillur këtë afat dhe deri më sot nuk e ka shmangur konfliktin e interest në ushtrimin e funksionit public” thuhet në njoftimin e AKK-së.
Sipas ligjit zyrtari i lartë nuk mund të jetë menaxher anëtar i ndonjë organi menaxhues apo kontrollues i ndërrmarjeve private.
Gjithashtu AKK ka paralajmëruar se do të kërkoj edhe fillimin e procedurës për kundërvajtje ndaj këshilltarit Qazim Xani, nga Gjykata kompetente./ Insajderi.com