Zyrtari i Konsullatës së Kosovës në Cyrih të Zvicrës, Mehmet Bislimi ka sqaruar kohën dhe rrethanat e fotografisë që shihet me këmbë mbi tavolinë në orar të punës.
Ai ka thënë se fotografia është bërë në kohë të pauzës kur në Konsullatë nuk kishte njerëz.
“Kjo foto është bërë gjatë kohës së pauzës, nga ora 12.00 deri 13:00, para një viti e gjysmë nga një praktikante që unë e kam trajtuar si fëmijën tim! Që unë i kam siguruar edhe banesën me gjithë të shoqin e saj! Këtë e kishte bërë ajo, duke menduar se me këtë foto, mua do të më largojnë nga puna dhe ajo do të më zërë vendin tim të punës- sa naive aq edhe fëmijërore”, ka thënë Bislimi në një sqarim për Insajderin.
Ai ka thënë se rastin e bërjes së fotografisë e ka lajmëruar në para disa kohe në policinë e Zvicrës për shkeljen e privatësisë dhe e ka paditur në gjykatë.
“Kjo foto është bërë në dhomën e punës (zyrë), ku nuk kanë qasje qytetarët, dhe kështu është në të gjitha zyrat, edhe në Kosovë- mendoj unë. Qytetarët nuk mund të kenë qasje në zyra shtetërore, ndryshe bëhet rrëmujë, ngase nuk dihet se kush është zyrtari dhe kush është qytetari, nuk dihet se kush kujt i shërben, dhe mu për këtë janë dhe shërbejnë zyrat ku nuk kanë qasje të tjerët, por vetëm zyrtarët për të kryer obligimet e veta përballë palës”, ka thënë ai. /Insajderi.com