Zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë ndalohet për armëmbajtje pa leje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë ndalohet për armëmbajtje pa leje

    Insajderi
    28 March 2017 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtruesi i detyrës të shefit të Administratës në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Tahir Demiri është ndaluar për armëmbajtje pa leje në pikën kufitare të Vërmicës.

    Lajmi është konfirmuar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

    “Mbrëmë më ka njoftuar komandanti i Policisë në pikën kufitare të Vërmicës se është ndaluar Tahir Demiri, që është ushtrues detyre i shefit të Administratës në Shërbimin Korrektues, atij i janë gjetur një revole dhe një automat pa leje”, ka thënë Zogaj për Klan Kosovën.

    Zogaj ka thënë poashtu se ndaj Tahirit do të merren masat përkatëse.

    “Kam kërkuar që të më dërgojnë dokumentet përkatëse me shkrim, dhe më pas do të marrim masat e duhura, varësisht prej veprës”, ka thënë Zogaj./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark