Zyrtari shtetëror takon Xhabir Zharkun - tallet me drejtësinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari shtetëror takon Xhabir Zharkun – tallet me drejtësinë

    Insajderi
    27 May 2016 - 23:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhabir Zharku vazhdon t’i ikë drejtësisë kosovare, duke qëndruar në Malmo të Suedisë, por vizitat që ia bënë shokët, shpeshherë kanë përfunduar me fotografi apo video në publik.

    Ish kryetarit të Kaçanikut, që Gjykata Supreme ia kishte vërtetuar dënimin me tre vjet burgim në maj të 2012-ës, kur ai kishte arritur të udhëtonte për në Suedi pa u kapur nga autoritetet vendase, ku jeton edhe tash.

    Së fundmi ka pasur një vizitë shtetërore.

    Ka qenë Nasim Haradinaj, drejtor i Departamentit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Deçanit, ai që ka vizituar Malmon, e me këtë rast ka publikuar një fotografi me Zharkun.

    HARADINAJ

    Por Haradinaj përpos që ka postuar një fotografi me Zharkun, ai është tallur me drejtësinë kosovare që sipas tij “nuk po mund ta kapin Zharkun”.

    “Me qenë se “Drejtësia” nuk po mujnë me zënë “kriminelin” Xhabir Zharku, unë e zura vetëm, dhe atë në prani të grupit të sigurimit që kishte, e kapa për mjekrre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Zharku ishte dënuar për detyrim dhe armëmbajtje pa leje dhe në publik ishte parë edhe muaj më herët në një ngjarje zyrtare.

    Gjykata në Ferizaj, që e kishte dënuar Zharkun, kishte thënë në vitin 2014 se Ministria e Drejtësisë e kishte informuar se Zharku nuk mund të ekstradohet për shkak se ka shtetësi suedeze./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark