Zyrtari ukrainas: Gruri i korrur tani mund të eksportohet në shtator – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zyrtari ukrainas: Gruri i korrur tani mund të eksportohet në shtator

    Insajderi
    06 August 2022 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zyrtar ukrainas beson se vendi mund të fillojë eksportin e grurit nga korrja e këtij viti në shtator, raporton SkyNews

    Pas një marrëveshje historike të ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja, një anije që transportonte grurë ukrainas u largua nga porti i Odesës në fillim të kësaj jave.

    Lufta në Ukrainë ka kontribuar në një krizë globale ushqimore pasi gruri dhe drithi ukrainas nuk kanë mundur të largohen nga vendi.

    Marrëveshja e re mund të shohë që dërgesat e grurit të rriten në mes tre milionë dhe 3.5 milionë tonë në muaj, tha zëvendësministri i Bujqësisë i Ukrainës, Taras Vysotsky./albeu.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark