Zyrtarisht, Drita kampione e Superligës së Kosovës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Zyrtarisht, Drita kampione e Superligës së Kosovës

    Insajderi
    04 May 2025 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Dritës nga Gjilani ka fituar titullin kampion për sezonin 2024/25 ende pa u përmbyllur katër xhiro të këtij sezoni.

    Titullin Drita e fitoi edhe matematikisht pas fitores të sotme me rezultat minimal 1-0 ndaj Llapit.

    Golin e fitores për gjilanasit e shënoi Iljasa Zulfiu në minutën e 83-të të ndeshjes.

    Drita ka 69 pikë në pozitën e parë në tabelë dhe me 12 pikë diferencë nga vendi i dytë. Drita ndiqet pas nga Ballkani me 57 pikë.

    Ballkani u mposht me rezultat 1:0 nga Prishtina në ndeshjen e djeshme.

    Kjo është hera e katërt që Drita po e fiton trofeun e Superligës së Kosovës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark