Zyrtarizohet bashkimi i “Idealit” me PDK-në në Skenderaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtarizohet bashkimi i “Idealit” me PDK-në në Skenderaj

    Insajderi
    13 August 2025 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se subjekti politik “Ideal”, i cili prej vitesh ka vepruar në Komunën e Skenderajt, sot i është bashkuar zyrtarisht Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

    Sipas tij, ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të degës së PDK-së në Skenderaj.

    “Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot, Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj iu bashkua edhe subjekti politik “Ideal”, i cili prej vitesh ka vepruar në këtë komunë. Ky subjekt udhëhiqej nga njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Nuredin Lushtaku. Pjesë e këtij subjekti kanë qenë shumë gra e burra që kanë dhënë kontribut të çmuar e të pandërprerë për Skenderajn dhe Kosovën”, ka shkruar Tahiri.

    Ai shtoi se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ish-anëtarët e “Ideal”-it do të përkrahin kandidatin e PDK-së për kryetar të Komunës së Skenderajt.

    “Nga sot, këto personalitete i bashkohen PDK-së, ndërsa subjekti “Ideal” përmbyll veprimtarinë e tij politike. Në zgjedhjet e 12 tetorit, ata do të mbështesin kandidatin e PDK-së për Kryetar të Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtakun. Mirë se erdhe në shtëpinë tënde, gjeneral Nuredin Lushtaku! Pata kënaqësinë që në këtë aktivitet të jem së bashku me deputetin Përparim Gruda dhe anëtarin e Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti. Na priftë e mbara!”, përfundon Tahiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark