Zyrtarja amerikane tregon se a mund ta njohë Ukraina-Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zyrtarja amerikane tregon se a mund ta njohë Ukraina-Kosovën

    Insajderi
    26 April 2022 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Karen Donfried, Ndihmësja e Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështje Europiane dhe të Eurazisë, ka qëndruar të hënën dhe të martën në Prishtinë. Në një intervistë për Televizionin 7, Donfried ka folur për situatën në Ukrainë dhe rreshtimin e Kosovës krahas vendeve Perëndimore.

    Por a mund të sjell një veprim i tillë i Prishtinës njohjen nga Kievi zyrtar?

    Donfried thotë se ndihma e Kosovës çmohet, por se kjo nuk është një përgjigje që mund ta thotë ajo.

    “Ma merr mendja kjo është pyetje për Ukrainën, por mendoj se roli i Kosovës ndaj Ukrainës është diç që e çmoj dhe nuk befasohem nga ai. Arsyeja përse e them këtë është sepse e kemi parë se si Kosova ka dalë në ndihmë në çastet kur të tjerët kanë pasur nevojë. E këtu gjithashtu dua ta falënderoj Kosovën për rolin që keni luajtur për t’ju ndihmuar afganëve në rrezik. Ky ishte një çast tjetër kur Kosova hapi dyert për njerëzit në nevojë. Ne ishim aq mirënjohës për rolin tuaj dhe mendoj se janë të paktën 600 afganë që janë në SHBA tani dhe po ia fillojnë jetës së re duke iu falënderuar rolit të Kosovës”, tha Donfried.

    “Prandaj, dëshiroj ta përgëzoj Kosovën që është në anën e duhur të historisë, qoftë kur ka të bëjë me Ukrainën apo me Afganistanin. E për këtë duhet të ndjeheni shumë krenarë”, shtoi ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark