Një zyrtare e bankës ka raportuar në Policinë e Kosovës se janë deponuar 328 euro para në monedha nga dy euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, duke njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Prishtinë, shkruan Gazeta Insajderi.
Policia shton se të hollat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme dhe se rasti është në hetime.
“Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se nga klientë të ndryshëm në bankë janë deponuar 328 € para në monedha nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Insajderi.org/