Zyrtarja e Ministrisë së Mbrojtjes avancohet në pozitë përmes konkursit- merr pikë gati të plota, ky dikaster s’e shohin si konflikt interesi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    Zyrtarja e Ministrisë së Mbrojtjes avancohet në pozitë përmes konkursit- merr pikë gati të plota, ky dikaster s’e shohin si konflikt interesi

    Insajderi
    11 June 2025 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njomza Avdiu Rexhepi, zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes, ka arritur të avancohet në pozitë. Ajo është rekrutuar si zyrtare për Transport dhe Furnizim me pikë të plota në gati çdo fazë të rekrutimit.

    Gazeta Insajderi iu është drejtuar me pyetje Ministrisë së Mbrojtjes për ta pyetur nëse ekziston rreziku për konflikt interesi. Megjithatë, Zyra për Informim nga ky dikaster kanë thënë se në këtë konkurs kanë pasur të drejtë të aplikojnë edhe në punësit e ministrisë.

    Konkursi për pozitën Zyrtar për Transport dhe Furnizim ka qenë konkurs i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar, në të cilin kanë pasur të drejtë të aplikojnë edhe nëpunësit aktualë të Ministrisë së Mbrojtjes.

    Procesi i rekrutimit për këtë pozitë është zhvilluar sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në Ligjin Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë dhe Rregulloren Nr. 15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil, të cilat përfshijnë disa faza, si: aplikimi, verifikimi i aplikacioneve, vlerësimi përmes testimit me shkrim dhe vlerësimi përmes intervistës.

    Në përputhje me Rregulloren Nr. 06/2024 për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil, si dhe me kërkesat e katalogut për vendet e punës në shërbimin civil, konkursi për këtë pozitë ka paraparë arsim të lartë të paspecifikuar, si dhe një vit përvojë pune në fushën përkatëse të pozitës së lirë, për të cilën është zhvilluar procedura e rekrutimit”, thuhet në përgjigje.

    Në bazë të rezultateve të përgjithshme, kandidatja fituese për këtë pozitë ka qenë punonjësja aktuale znj. Njomza Avdiu Rexhepi. Procesi i rekrutimit është zhvilluar në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe nuk ka pasur asnjë konflikt interesi në lidhje me përzgjedhjen e nëpunëses në fjalë”, vijon përgjigja.

    Ministria e Mbrojtjes e ka lëshuar njoftimin përfundimtar, ku bënë të ditur se nëpunësja e këtij dikasteri ka mbledhur në total 98.4 pikë, për çka edhe është përzgjedhur për pozitën e zyrtarit për Transport dhe Furnizim.

    Ndërkaq, dy kandidatët e tjerë i kanë pasur 84,8 pikë dhe 74 pikë.

    Gazeta Insajderi para gjashtë ditësh raportoi për një punësim të familjares së ish-kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në këtë dikaster.

    Arbesa Meholli, gruaja e vëllait të ish-kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri, Sylejman Meholli, është punësuar përmes konkursit si zyrtare e administratës në Ministrinë e Mbrojtjes.

    Në këtë proces përzgjedhjeje kanë marrë pjesë edhe dy kandidatë të tjerë, por Meholli është vlerësuar si më e suksesshmja, me 83.6 pikë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark