Nol Dedaj i shkarkuar nga posti i kryesuesit të Trainkos ka shpërthyer me fyerje ndaj Ministres se Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Dedaj, që njoftoi sot për shkarkimin e tij nga ana e Qeverisë Kurti, e quajti “klloshare” ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ndërkohë që ofendimi ndaj ministres Rizvanolli i ka pëlqyer zyrtarit të ‘Trainkos’, Mergim Ibra. Ai i ka vazhduar fjalët ofenduese ndaj ministres, duke e quajtur poashtu ‘klloshare’ dhe se sipas tij fort po i përshtatet.
“Ish Kryetar, aman le qashtu – KLLOSHARJA, se e paske editu, se fort po i pershtatet, veç edhe në shumës KLLOSHARËT, tamam ju bjen. Lum si ju, per profesionalizmin, ama me vie keq qe ke pranu me u emëru nga Kllosharet”, ka komentuar zyrtari i Trainkos në postimin e Nol Dedaj.