×
  • Lajme
  • Lajme

    ​11 viktima dhe 358 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

    Insajderi
    28 December 2020 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 11 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri.

    Nga 1508 testime, janë konfirmuar 318 raste të reja, ndërsa 557 persona raportohet të jenë shëruar.

    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 134 raste në Tiranë, 29 raste në Fier, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 12 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës, 8 raste në Elbasan, 7 raste në Shkodër, Berat, Delvinë, 6 raste në Mirditë, Mallakastër, Kamëz, 5 raste në Korçë, Mat, etj.

    Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 296 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e mjekëve, 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid19; 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Peqini, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani të moshave 51-81 vjeç.

    Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 56,572 raste, prej tyre 32,122 janë shëruar, 23,286 janë shëruar, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1164 pacientë./A2

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark