Brenda 24 orëve të fundit në Maqedoni tw Veriut nga 3.519 teste të kryera janë regjistruar 843 raste të reja me Covid-19.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 333 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 11 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 106.110 raste, prej të cilëve 94.275 janë shëruar, kurse 3.176 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 8.659 raste aktive.