Maqedonia Veriore gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 487 raste të tjera të koronavirusit, si dhe 1.487 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka arritur në 198.156, prej të cilëve deri më tani 185.459 janë shëruar.
Vendi po ashtu regjistroi 15 viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 6.998 numrin e përgjithshëm të tyre.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 5.699. Që nga shpërthimi i epidemisë, janë kryer 1.351.460 teste për COVID-19, përfshirë 3.491 teste të kryera gjatë ditës së fundit.