×
  • Lajme
  • Lajme

    ​31 viktima dhe 657 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

    Insajderi
    17 December 2020 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24 orët e fundit 920 qytetarë u shëruan nga koronavirusi, 31 humbën jetën dhe 657 të tjerë rezultuan pozitivë në testet për COVID-19 në Maqedoninë Veriore.

    Nga 920 të shëruarit, pjesa më e madhe janë nga Shkupi 349, nga Prilepi 70, nga Struga 60, nga Gostivari 45, nga Kumanova 37 dhe po aq nga Velesi.

    Në mesin e viktimave, 10 janë nga Shkupi, 5 nga Prilepi, 3 nga Kumanova e Gostivari. Nga 2 viktima u shënuan në Tetovë e Strumicë, ndërsa nga një viktimë në Dibër, Strugë, Ohër, Kavadarc, Krushevë dhe Delçevë.

    Ndërkohë, nga gjithsej 2347 testet e bëra, rastet pozitive u shënuan në Shkup 323, në Prilep 38, në Manastir 36, në Ohër 28, në Kavadarc 25, në Kumanovë 23./AlsatM

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark