Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2808 testime nga të cilat kanë rezultuar 108 persona të prekur me koronavirus.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 5 persona pasi kanë qenë të infektuar me koronavirus, ndërsa 732 persona janë shëruar.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.