×
  • Lajme
  • Lajme

    ​581 raste të reja dhe 4 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

    Insajderi
    30 December 2020 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 581 raste me koronavirus nga 2.681 testime të kryera.

    Rastet pozitive janë: në Tiranë 221 raste, 37 raste në Durrës, 33 raste në Shkodër, 27 raste në Lezhë, 24 raste në Berat, 23 raste në Lushnje, 19 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 16 raste në Kavajë, Gjirokastër, 14 raste në Fier, 11 raste në Krujë dhe Kurbin, 8 raste në Mirditë, 7 raste në Korçë, Delvinë, Dibër, etj.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 485 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33.185 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

    Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja të moshave 70-73 vjeç.

    Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 57.727 raste, prej tyre 33.185 janë të shëruar, 23.368 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1.174 persona.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark