​Arrestohen tre të dyshuar për “keqpërdorim të kartelave bankare dhe të kreditit” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Arrestohen tre të dyshuar për “keqpërdorim të kartelave bankare dhe të kreditit”

    Insajderi
    28 September 2021 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë arrestuar tre persona me dyshimin se janë përfshirë në veprën penale “keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit”.

    Të dyshuarit në bashkëveprim me njëri tjetrin përmes kartelave bankare të klonuara kanë blerë online mallra të ndryshme (telefona mobil). Dëmi i shkaktuar nga këto blerje është mbi 10000 (dhjetëmijë) euro.

    “Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, gjegjësisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale ka arrestuar tre persona nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit’. Të dyshuarit, në bashkëveprim me njëri tjetrin përmes kartelave bankare të klonuara kanë blerë online mallra të ndryshme (telefona mobil). Dëmi i shkaktuar nga këto blerje është mbi 10000 (dhjetëmijë) euro”, thuhet në komunikatën për medie nga Policia e Kosovës.

    Hetuesit policorë kanë kontrolluar një lokacion dhe në cilësinë e provave kanë sekuestruar, katër telefona mobil dhe dokumentacion relevant që dëshmon blerjen e tyre.

    Me vendim të prokurorit, të dyshuarit B.M., viti i lindjes 1998, mashkull kosovar dhe V.H., viti i lindjes 2000, mashkull kosovar dërgohen në mbajtje prej 48 orëve, kurse i dyshuari Rr.M., viti i lindjes 2004, mashkull kosovar lirohet në procedurë të rregullt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark