​Bislimi sqarohet para deputetëve: Petkoviqit i thash se në Kosovë nuk ka arkiva të UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Bislimi sqarohet para deputetëve: Petkoviqit i thash se në Kosovë nuk ka arkiva të UÇK-së

    Insajderi
    21 September 2021 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka theksuar se vendimtare për gjetjen e personave të zhdukur është hapja e arkivave shtetërore të Serbisë.

    Duke raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Bislimi tha se i gjithë procesi i vrasjes, varrosjes dhe bartjes në Serbi ka kërkuar një logjistik të madhe, e këtë sipas tij e ka bërë vetëm ushtria dhe policia serbe.

    Derisa sqaroi sërish pozicionin rreth hapjes së arkivave të shtetit të Kosovës, përfshirë edhe ato për UÇK-në.

    “Pas kërkesës sime që në Beograd të hapen arkivat shtetërore të Serbisë, Petkoviqi ka nxjerr kërkesën që të hapen arkivat e UÇK, duke u bazuar në fusnotën e një veprimtari, por ne kemi deklaruar se në Kosovë nuk ka arkiva të UÇK-së, por ka arkiva shtetërore, nga ana jonë nuk ka asgjë komprometuese. Në asnjë rast dhe rrethanë nuk është dakorduar për arkivat e UÇK-së, për të cilat nuk ka dëshmi se ekzistojnë”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark