Ulja e temperaturave ka bërë që qarku i Korçës të përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore në lartësitë mbi 900 metra.
Temperaturat janë ulur deri në -4 gradë ndërsa trashësia e borës varion nga 2-10 cm në akset rrugore Voskopojë, Qafa e Qarrit dhe rruga e Dardhës.
Sikurse raportohet, nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në rrugë, por në orët e paradites kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve, shkruan A2.
Ndërkaq në Pogradec, nuk ka probleme me qarkullimin por me furnizimin me energji elektrike në një pjesë të qytetit për shkak të punimeve që po bëhen në rrjet.