Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë bilancin e sotëm të pandemisë nga koronavirusi në Shqipëri.
Sipas autoriteteve, nga 2.258 testime janë regjistruar 123 raste të reja, ndërkohë që tre persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 724 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107.887 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 122 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët tre pacientë janë të intubuar.
Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 32 raste në Tiranë, 9 raste në Fier, 8 raste në Sarandë, 7 raste në Gjirokastër, 5 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 4 raste në Shkodër, Tropojë, Mallakastër, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Devoll, Mirditë, Berat, 2 raste në Krujë, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Patos, 1 rast në Kurbin, Elbasan, Kukës, Lezhë, Pukë, Përmet, Peqin, Memaliaj, Vorë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 122 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor tre qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Korça, të moshave 65- 84 vjeç.
Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 130.859, prej tyre 107.887 janë shëruar, 20.586 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e infektuese e kanë humbur 2.386 pacientë./A2