Shqipëria ka vazhduar për të dytën ditë radhazi duke mos shënuar fatmirësisht asnjë të vdekur si pasojë e sëmundjes koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3057 testime nga të cilat 14 rezultuan pozitivë, ndërsa 48 persona të tjerë u shëruan nga virusi.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 35 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, nga një rast Kavajë, Mat, Gjirokastër, Kamëz, Skrapar.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 132.351 raste pozitive, prej tyre 129.521 janë shëruar, 379 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.451 pacientë.