Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të qëndrojë nesër për një vizitë njëditore në Kosovë.
Rama viziton Kosovën pas kthimit nga SHBA ku mori pjesë në Asamblenë e OKB-së.
Bashkë me Ramën do të jetë edhe një pjesë e kabinetit qeveritar.
Vizita e Ramës zhvillohet pas ftesës së Kurtit, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë.
Agjenda e takimeve
09:10-11:40, takimi i dy kryeministrave dhe anëtarëve të kabineteve qeveritare;
10:50-11:30 takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin;
11:40-12:10, takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku;
12:20-12:50, takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rama do të dekorojë edhe akademikun, Rexhep Qosja.