×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Idri Istrefi pranon humbjen në Strugë

    Insajderi
    31 October 2021 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Komunës së Strugës nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën, Idri Istrefi e ka pranuar humbjen.

    Kundërkandidat i tij në zgjedhjet e sotme komunale ka qenë kryetari në detyrë i Strugës, Ramiz Merko nga radhët e BDI-së.

    “Ne dështuam. Ne luftuam kundër një qeverie të tërë me gjithë energjinë që kishim. Por duket se nuk ka mjaftuar për të mposhtur Strugën. Jeta Vazhdon. Bashkë me të dhe përpjekjet për të bërë më të mirën për Strugën, për brezat që do të vijnë. Ne do të analizojmë gjithçka ku kemi gabuar. Do të ketë një reflektim të thellë. Ky zhvillim nuk duhet të ndikojë në jetën e një strugani të thjeshtë. Por dua t’ju falënderoj për besimin dhe t’ju kërkoj falje që nuk mund të bëj më shumë”, ka shkruar Istrefi në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark