​Kosova ende pa projektligj për themelimin e Fondit Sovran - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kosova ende pa projektligj për themelimin e Fondit Sovran

    Insajderi
    01 February 2022 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fondit Sovran pritet t’i barten 41 mijë hektarë tokë, 24 objekte administrative dhe 70 asete të tjera të ndërmarrjeve. Kështu tha zëvendësuesi i drejtorit menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Avni Jashari gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi.

    Jashari tha se transformimi i pronave do të ndodhë vetëm atëherë kur të miratohet ligji në Kuvend të Kosovës për krijimin e Fondit Sovran.

    Megjithëse, ai deklaroi se ende nuk ka një projektligj për themelimin e Fondit Sovran.

    Me tej Jashari tha se Agjencia ka miratuar strategjinë përmbyllëse të Agjencisë për tri vjetët e ardhshme, derisa u shpreh po ashtu se sfida më e madhe për vitin 2022 mbetet përgatitja e listave të punëtorëve nga ndërmarrjet.

    Ai tha se dy objektivat e para të AKP-së deri në qershor mbetet klasifikimi i vendeve të punës dhe rishikimi i strukturës organizative të AKP-së.

    Në këtë raportim ka marrë pjesë edhe Syzana Dautaj Surdulli zëvendëskryesuese e Bordit të AKP-së, e cila bëri me dije se për vitin 2022 kanë planifikuar t’i shkurtojnë shpenzimet në paga dhe të tjera në mbi 2 milionë euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark