​KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve në Komunën e Kllokotit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve në Komunën e Kllokotit

    Insajderi
    05 November 2021 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Komunë e Kllokotit, kjo pas refuzimit të ankesës së Listës Serbe nga Gjykata Supreme.

    “Ne sot kemi pranuar vendimin prej Gjykatës Supreme të cilën e ka refuzuar ankesën e Listës Serbe. Andaj ka marrë fund edhe procesi ankimor për Komunën e Kllokotit. Atëherë për kryetar komune në raundin e dytë do të shkojnë kandidatët Vladan Bogdanović nga subjekti politik Serbska Lista me 41,01% dhe Strahinja Spasić nga subjekti politik Serbska Nagsllogq GI Srpska Narodna Sloga – GI SNS me 36.33%. Me tetë vota për certifikohet rezultati për kryetar komune në Kllokot”, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

    Kllokoti është komuna e vetme me shumicë serbe që shkon në balotazh.

    Në mbledhjen e sotme u vendos që të zgjatet afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta deri më 9 nëntor. Kjo erdhi me propozimin e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi.

    Radoniqi: Shtyhet deri më 9 nëntor afati për regjistrim e personave me nevoja të veçanta

    “Shtyhet deri më deri më 9 nëntor afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta me tetë vota për miratohet ky propozim”, tha Radoniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark