×
  • Lajme
  • Lajme

    ​“Le të trokasim në dru…”, Vuçiq krah kryeministrit Rama dhe presidentit Macron

    Insajderi
    01 November 2021 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, morë pjesë sot në Samitin për ndryshimin e Klimës, në Glasgou të Skocisë.

    Kreu i shtetit serb ka publikuar një video në rrjete sociale ku shihet së bashku me kryeministrin Rama, edhe nën shoqërinë presidentit francez, Emmanuel Macron.

    “Le të trokasim në dru …”, shkruan Vuçiq bashkangjitur postimit, ndërsa Macron troket tre herë në tavolinën aty pranë.

    120 udhëheqës botërorë janë bërë bashkë sot në Glasgou për Samitin e Klimës COP26.

    Delegatëve u është kërkuar të përshpejtojnë veprimet për ndryshimin e klimës dhe të angazhohen për shkurtime më ambicioze në emetimet e vendeve të tyre, të gjitha në një përpjekje për të kufizuar rritjen e temperaturës globale.

    Ata do të vendosin tonin për dy javë negociatash që mund të përfundojnë me një plan për të dekarbonizuar me shpejtësi planetin ose për të ngadalësuar ndotjen.

    Udhëheqësit dhe ekspertët e klimës po e quajnë atë shansin e fundit pozitiv në botë për të trajtuar krizën klimatike./tch

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark