×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Manastarliu: Mjekët po bëjnë maksimumin për t’u kujdesur për familjen e lënduar nga shpërthimi në Velipojë

    Insajderi
    04 July 2021 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgerta Manastarliu thotë se mjekët dhe infermierët e repartit të Djegie-Plastikës në QSUT të Tiranës po bëjnë maksimumin për t’u kujdesuar për familjen e lënduar nga shpërthimi i një bombole në një hotel të Velipojës.

    “Mjekët dhe infermierët në reanimacionin e repartit të Djegie-Plastikës në QSUT, po bëjnë maksimumin për t’u kujdesur për familjen e lënduar në ngjarjen e rëndë në Velipojë. Stafi ynë po bën më të mirën, duke e trajtuar nënën dhe fëmijët me terapinë e plotë të mjekimit, por situata mbetet tejet kritike”, ka shkruar ministrja Manastarliu.

    Në mëngjesin e kësaj të diele në një hotel në Velipojë shpërtheu bombola ku u lëndua nëna dhe tre fëmijët e saj. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Shqipëri/Rajon
    27 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark