×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Mbi 36 mijë fëmijë të lindur në këtë vit në Shqipëri, familjet marrin bonusin e bebes

    Insajderi
    21 November 2021 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Shëndetësisë në Qeverinë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet Facebook ka njoftuar se 36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti, bashkë me gëzimin e papërshkrueshëm, kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes.

    “Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lek për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë. Me buxhetin 2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur”, ka shkruar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark