Pas zjarrit tanimë tuneli i Kalimashit është plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt. Kështu ka bërë të ditur Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Ai ka treguar se në orët e hershme të mëngjesit të së martës pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës.
“Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt. Falenderim për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës. Ndërsa vazhdon puna për të mbrojtur tunelin, sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat e Shëmrisë”, ka shkruar Metaj.
Pas shpërthimit të zjarrit në Kukës, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) shkuan për t’i dalë në ndihmë autoriteteve shqiptare në luftimin e zjarreve të shumta që shpërthyen.
Autoriteteve shqiptare në ndihmë iu dolën edhe zjarrfikësit nga Kosova.