​OBSh: Pandemia ka krijuar mijëra tonë mbeturina mjekësore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​OBSh: Pandemia ka krijuar mijëra tonë mbeturina mjekësore

    Insajderi
    01 February 2022 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më shumë se 200 mijë tonë mbetje mjekësore, kryesisht plastike, janë grumbulluar në mbarë botën si rezultat i pandemisë së koronavirusit, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh).

    Sipas vlerësimeve të OBSh-së, miliarda vaksina që nga fillimi i pandemisë kanë gjeneruar të paktën 144 mijë tonë gjilpëra, shiringa dhe kontejnerë grumbullimi të përdorura për to, raporton atsh.

    Për më tepër, vetëm midis marsit 2020 dhe nëntorit 2021, Kombet e Bashkuara dërguan 87 mijë tonë veshje sanitare mbrojtëse.

    “Testet që janë përdorur për koronavirusin përmbajnë deri në 2 mijë e 600 tonë mbeturina shtesë dhe 731 mijë litra mbetje kimike. Maskat mbrojtëse për përdorim privat nuk janë përfshirë në vlerësime”, tha OBSh.

    “COVID-19 e ka detyruar botën të merret me boshllëqet dhe aspektet e neglizhuara të rrjedhës së mbetjeve dhe mënyrën se si ne i prodhojmë, i përdorim dhe hedhim poshtë”, deklaroi Maria Neira, përgjegjëse për mjedisin, ndryshimet klimatike dhe shëndetin në OBSh.

    Edhe para pandemisë, OBSh paralajmëroi se një e treta e të gjitha objekteve shëndetësore nuk ishin në gjendje të asgjësonin siç duhet mbetjet e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark