Një person ka humbur jetën sot pasi një banesë u përfshi nga flakët në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12, në zonën e quajtur Çezma e Amzës. Nga burimet paraprake është mësuar se viktimë e këtij zjarri mbeti shtetasi Vasil Dolani, rreth 64-vjeç.
Brenda në banesën në pronësi shtetasit Dh.D., ndodheshin tre persona në momentin kur ka rënë zjarri. Dy prej tyre kanë mundur të dalin prej aty, ndërsa Vasil Dolani, vëllai i shtetasit Dh.D., ka mbetur brenda dhe është gjetur pa shenja jete nga zjarrfikësit.
Në vendngjarje ka shkuar policia se bashku me ekipin e zjarrfikëses, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit.
Rasti ka ndodhur rreth orës 17:15, në lagjen nr. 11. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit./tch