×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Rama reagon për zjarret në Vlorë: Prioritet mbetet evakuimi i banorëve

    Insajderi
    05 August 2021 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një video nga operacionet për shuarjen e zjarreve në Vlorë.

    Ai në një postim në Facebook shkruan se prioritet mbetet evakuimi i banorëve, të cilëve u bën thirrje që të veprojnë sipas urdhrave të Mbrojtjes Civile.

    “Po shtohen forcat e ndërhyrjes nga toka në Gjorm në zonën e lumit të Vlorës, ndërkohë vazhdon shuarja e zjarrit nga ajri, ku deri në këto momente ndërhyrja e helikopterit në Gumenicë ka arritur të largojë flakët e paparashikueshme prej erës që mund të preknin banesat. Prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve të cilët duhet të veprojnë sipas urdhrave të strukturave të Mbrojtjes Civile për evakuim”, shkruan Rama.

    https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https://www.facebook.com/edirama.al/videos/435657697556431/&show_text=0&width=560

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark