12 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit, raporton sot Ministria e Shëndetësisë.
Në 2657 testime të kryera janë konfirmuar si raste pozitive 637, ndërsa 505 persona raportohet të jenë shëruar. Ditën e djeshme u regjistruan mbi 800 raste të reja.
Rastet e reja janë identifikuar në këto bashki: 249 në Tiranë, 56 Lezhë, 45 Shkodër, 35 Fier, 26 Vlorë, 20 Elbasan, 18 Mat, 16 Kurbin, 15 Durrës dhe Mirditë, nga 13 raste në Sarandë dhe Dibër, 12 raste në Berat, 10 raste në Tepelenë, etj.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 403 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojë betejën me sëmundjen 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 nga Tirana, 2 nga Fieri, 2 nga Durrësi, 1 nga Kukësi, 1 nga Shkodra, 1 nga Elbasani, 1 nga Lushnja, 1 nga Kruja, 1 nga Berati, të moshave 29-82 vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë me korona virus në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 50.637 raste, prej tyre 26.381 janë të shëruar, 23.216 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1040 persona./A2/