Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë detaje nga ardhja e kontingjentit të ri me vaksina kundër COVID-19.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se sonte kanë arritur edhe 44.460 doza të vaksinës Pfizer në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1.845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.
“Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv”, porosit kryeministri shqiptar.