​Vdekja e Sassiolit, Rama: Trishtim, la pas një boshllëk - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Vdekja e Sassiolit, Rama: Trishtim, la pas një boshllëk

    Insajderi
    11 January 2022 - 09:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ngushëlloi për vdekjen e presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, duke thënë se politikani italian la pas një boshllëk të ndjeshëm tek ata që patën nderin ta njihnin.

    “Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, një evropian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte!”, shkroi Rama.

    David Sassoli ndërroi jetë në orët e para të ditës së sotme, pas një problemi me funksionimin e sistemit imunitar që kishte bërë të shtrohej në spital prej dy javësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark