Një aksident ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, shumë afër qendrës së kryeqytetit.
Një grua me fëmijën e saj në karrocë, sipas dëshmitarëve, përderisa po kalonte në ‘zebra’ –sinjalizuesit për kalim të këmbësorëve në rrugë, thuhet se është goditur nga një veturë që nuk i respektoj shenjat e komunikacionit dhe nuk ndalonte.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe më pas autoambulanca e cila ka dërguar në emergjencë nënën me fëmijën e saj.