Së paku 140 të vrarë nga shpërthimet në Siri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

     Së paku 140 të vrarë nga shpërthimet në Siri

    Insajderi
    22 February 2016 - 08:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Aktivistët sirianë raportojnë se nga një seri e eksplodimeve të djeshme në hapësirat e kontrolluara nga qeveria e Sirisë, janë vrarë së paku 140 vetë dhe janë plagosur më se 80 të tjerë.

    Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër raportoi mbrëmë vonë se së paku 59 vetë, kryesisht civilë, ishin vrarë nga një eksplodim i dyfishtë me makinë – bombë në qytetin qendror Homs.

    Disa orë më vonë, së paku tri shpërthime e tronditën një treg të pemëve dhe perimeve, në një lagje të banuar me popullatë shumicë shiite në kryeqytetin Damask, me ç’rast u vranë së paku 50 vetë.

    Televizioni shtetëror i Sirisë ka raportuar se së paku 87 vetë janë vrarë dhe më tepër se 200 të tjerë janë plagosur nga eksplodimet në Homs dhe Damask.

    Përgjegjësinë për këto shpërthime e mori grupi ekstremist, Shteti Islamik.

    Eksplodimet ndodhën në periudhën kur sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha dje se me Rusinë është arritur një “marrëveshje e përkohshme” për ndaljen e armiqësive në Siri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark