Insajderi
Lajme

​Arrestohen tre persona të dyshuar për vrasje në tentativë

Insajderi
20 October 2021 - 12:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për therjen e një personi tjetër mbrëmë rreth orës 18:20, në Qupevë e Ulët të Klinës.

Personi i lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë) është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, prej nga është transferuar në QKUK-Prishtinë.

Sulmuesit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, por ata janë kapur nga policia rreth orës 23:00.

Të dyshuarit, në mesin e tyre edhe një i mitur, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark