Rusia vijon zgjerimin e flotës së saj ushtarake me përfshirjen e nëndetëses së re me energji bërthamore “Perm”.
Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë të premten në ceremoninë e ngritjes së flamurit të nëndetëses në qytetin Severodvinsk.
Sipas Euronews, “Perm” është nëndetësja e pestë e klasës Yasen-M që i bashkohet flotës ruse gjatë gjashtë viteve të fundit.
Gjatë ceremonisë, Putin deklaroi se Rusia është ndër vendet e pakta që zotërojnë kapacitetet teknologjike për ndërtimin e nëndetëseve të tilla.
Presidenti rus njoftoi gjithashtu se deri në vitin 2030 marinës ruse është planifikuar t’i dorëzohen pesë nëndetëse raketëmbajtëse, tri prej të cilave të klasës Yasen-M.
Zgjerimi i flotës është pjesë e programit të modernizimit të forcave detare ruse.