Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në hyrje-dalje të autostradës në Suharekë, ku si pasojë një femër shtetase e huaj ka ndërruar jetë.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në mes të tri veturave me targa të huaja. Ndërkohë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.
Në këtë aksident kanë pësuar lëndime edhe tre persona të tjerë të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor.
Përveç njësive policore të cilat e kanë trajtuar rastin në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar, njëri shtetas i huaj dhe tjetri shtetas i Shqipërisë, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Hyrje-dalje e autostradës, Suharekë (NN) 02.10.2021 – 21:15. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa të huaja, ku si pasoj e aksidentit viktima femër shtetase e huaj ka ndërruar jetë vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku, kurse tre persona tjerë kanë pësuar lëndime të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor. Përveç njësive policore të cilat e kanë trajtuar rastin në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar njëri shtetas i huaj dhe tjetri shtetas i Shqipërisë të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.