Insajderi
Lajme

FSK bashkohet në operacionin për shpëtimin e personit që ra në bunar në Lybeniq të Pejës

Insajderi
28 September 2025 - 18:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
FSK bashkohet në operacionin për shpëtimin e personit që ra në bunar në Lybeniq të Pejës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Po vazhdojnë edhe më tej përpjekjet për shpëtimin e personit që ra në gropën e bunarit, në fshatin Lybeniq të Pejës.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se përveç policisë dhe zjarrfikësve, tashmë përpjekje për nxjerrjen e tij po bën edhe një njësit i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gashi në konfirmimin paraprak ka bërë të ditur se personi ka rënë gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e bunarit, në afërsi të varrezave të fshatit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark