Insajderi
Insajderi

​Sot nis numërimi i votave të diasporës

Insajderi
24 October 2021 - 08:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
​Sot nis numërimi i votave të diasporës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), sot do të filloj procesi i numërimit të votave nga jashtë Kosovës, të ardhura me postë.

Kështu ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes një njoftimi. Janë mbi nëntë mijë pako me fletëvotime nga diaspora të aprovuar, ndërkaq janë refuzuar mbi një mijë të tjera.

“Ju njoftoj se nesër (e diele, 24 tetor, ora 11:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i numërimit të votave nga jashtë Kosovës, të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark